Aktiviteti fizik

Sa aktivitet fizik duhet të kryeni në ditë?

Ju duhet të bëni të paktën 60 minuta aktivitet fizik në ditë.

Rekomandime mbi kryerjen e aktivitetit fizik

  • Si fillim nisni duke bërë sasi të vogla të aktivitetit dhe gradualisht rrisni intensitetin dhe kohëzgjatjen e kryerjes së ushtrimeve.
  • Aktivitetet aerobike që forcojnë muskujt dhe kockat, duhet të përfshihen të paktën 3 ditë në javë.
  • Duhet të tregoheni të kujdesshëm të mos e sforconi trupi më shumë se duhet.
    Në momentin që ndjeni lodhje apo vështirësi në frymëmarrje duhet të uleni dhe të lajmëroni personat që keni afër.
ezgif.com-gif-maker (2)
ezgif.com-gif-maker (6)
ezgif.com-gif-maker (7)

Përfitimet shtesë nga aktivitetit fizik

- Ju krijoni miqësi dhe kontaktoni me trajnerin, me shokët tuaj të    skuadrës dhe me kundërshtarët tuaj.

 

- Në këtë mënyrë ju keni mundësi të përjetoni shumë ndjenja dhe    emocione dhe të mësoni të përshtateni me njerëzit e tjerë.

 

- Ky proçes ju ndihmon në ndërtimin e identitetit tuaj personal.

illustration-of-fitness-girls-performing-sports-exercises-on-a-pink-background-vector

1. Avantazhet e aktivitetit fizik

Sporti ju ndihmon të zhvilloni ekuilibrin në ecje dhe të forconi muskujt e trupit.

 

Përmes lëvizjes, ju mund të përmirësoni rezistencën, shpejtësinë dhe forcën tuaj.

joggers

2. Avantazhet e aktivitetit fizik

7-unscreen

Duke hyrë në kontakt me fëmijët e tjerë, ju keni mundësi të krijoni miqësi të reja dhe të shijoni momente të bukura duke luajtur me ta. 

tinymoon-rowerzysta-unscreen
ezgif.com-gif-maker (10)

3. Avantazhet e aktivitetit fizik

Aktiviteti Fizik prodhon efekte të rëndësishme pozitive dhe në një nivel psikologjik.

 

Ju fitoni besim më të madh në gjërat që bëni dhe në vetvete.

 

Ju mësoni të reagoni ndaj lodhjes duke shkuar përtej në sfidën e kufijëve tuaj dhe të dilni më të fortë se më parë.

main

Përfitimet nga stërvitja

Stërvitja ndikon në të menduarit më qartë, në përmirësimin e aftësisë së përqëndrimit dhe në krijimin e një ndjenjë pozitive në trup.

 

Stërvitja zhvillon aftësitë organizative, të cilat përmirësojnë rezultatet në shkollë.

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni