
Parandalimi i Koronavirusit
Mënyra më e mirë për të parandaluar dhe ngadalësuar transmetimin është të informoheni mirë për virusiet, sëmundjen që shkaktojnë dhe mënyrën se si përhapet. Njerëzit duhet të mbrojnë veten dhe të tjerët nga infeksioni duke larë duart ose duke përdorur shpesh dezinfektant me bazë alkooli si dhe duke mos prekur fytyrën me duar.
Viruset përhapen kryesisht përmes spërklave të pështymës ose nga hunda, kur një person i infektuar kollitet ose teshtin, kështu që është e rëndësishme që njerëzit të praktikojnë etiketën respiratore (për shembull, duke u kollitur në këndin e bërrylit).
Kemi dy lloje maskash
- Maskat mjekësore (ose maskat kirurgjike) janë pajisje mjekësore që mbulojnë gojën, hundën dhe mjekrën duke siguruar një pengesë apo duke kufizuar kalimin e një agjenti infektiv nga një person tek tjetri. Ato kryesisht përdoren nga punonjësit e kujdesit shëndetësor për të parandaluar përhapjen e spërklave dhe ndihmojne në uljen dhe / ose kontrollin e përhapjes se mikrorganizmave.
- Maskat jo-mjekësore për fytyrën (ose maskat për komunitetin) përfshijnë forma të ndryshme nga ato të bëra vetë ose maska komerciale të realizuara prej pëlhure, tekstile ose materiale të tjera. Ata nuk janë të standardizuara dhe nuk janë të përshtatshme për përdorim në mjediset e kujdesit shëndetësor ose nga profesionistë të kujdesit shëndetësor.


Mesazhe kyç
Është shumë e rëndësishme në kontekstin e pandemisë, që të gjithë, pavarësisht nga përdorimi i maskave, duhet të:
- Shmangim grupimet dhe hapësira të mbushura me njerëz;
- Të ruajmë distancën fizike të paktën 1,5 metër nga njëri-tjetri, veçanërisht nga ata që janë të sëmurë;
- Pastrojmë duart shpesh, duke përdorur detergjentë me bazë alkooli nëse duart nuk janë dukshëm të pista, ose ujë me sapun para dhe pas vakteve ushqyese, pas përdorimit të tualetit dhe pas përdorimit të objekteve të zakonshme që prekin shumë njerëz (si brava e derës, mbajtëset e autobusit etj).
- Mbulojmë hundën dhe gojën me këndin e bërrylit ose të përdorim shami prej letre sa herë kollitemi apo teshtijmë dhe të pastrojmë duart menjëherë;
- Të shmangim prekjen e gojës, hundës dhe syve me duar.