Si mund të ndihmoni në luftën ndaj Koronavirusit?

newspaper-sunday.gif
1.Ndiqni informacionin e shpërndarë nga autoritetet shëndetësore publike
AL_hero-Aug-09-2021-07-23-30-21-PM.gif
2.Tregoni kujdes të shtuar ndaj të moshuarve dhe anëtarëve të familjes që janë vulnerabël ndaj sëmundjeve të tilla
54e3e877204955.5c80b796ccbe7.gif
3.Kur udhëtoni ose planifikoni të udhëtoni, duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë këshillave dhe informacioneve të fundit mbi udhëtimet.
unnamed.gif
4.Duke treguar mirëkuptim mbi presionin nën të cilin ndodhen sistemet shëndetësore dhe sociale prej shpërhapjes epidemike dhe duke pranuar pakënaqësitë e vogla që mund t’ju krijohen juve dhe të afërmve tuaj si pasojë.
step-1.gif
5.Duke bashkëpunuar me profesionistët e shëndetit publik kur është i nevojshëm gjurmimi i kontakteve
20b6860e2f5560e6fae086a51051bdbc.gif
6.Tregoni maturi kur telefononi numrin 127 dhe kur drejtoheni tek mjekët dhe farmacitët. Prandaj drejtohuni në spital vetëm kur të jetë e nevojshme.
giphy-6.gif
7.Duke respektuar masat e vetë-karantinës dhe karantinës së detyrueshme kur këto janë të aplikueshme
b84644e278e8a7b233d107a903e68bf7.gif
8.Duke qenë i përditësuar me këshillat dhe informacionet më të fundit të dhëna në rrugë zyrtare

Menaxhimi i kontakteve dhe vetëkarantina

Në kuadrin e të dhënave për transmetimin nga njeriu tek njeriu të virusit SARS-CoV-2, personat (përfshirë punonjësit shëndetësorë) që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj individëve të dyshuar për COVID-19, duhet të këshillohen që të vetëkarantinohen dhe të monitorojnë shëndetin e tyre për 14 ditë, që nga dita e fundit me kontaktin e mundshëm, dhe të kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme mjekësore nëse paraqesin ndonjë nga simptomat, veçanërisht temperaturë, simptoma respiratore si kollë dhe vështirësi në frymëmarrje apo diarre.

Përgjatë periudhës së vetëkarantinës duhet të vendoset një linjë komunikimi me një punonjës të kujdesit shëndetësor, si dhe të shëndetit publik. Personeli i kujdesit shëndetësor duhet të përfshihet në rivlerësimin e gjendjes shëndetësore së kontakteve të tyre nëpërmjet telefonit, dhe në mënyrë ideale, nëse është e mundur, me vizita ballë për ballë dhe të rregullta (p.sh. përditë), duke kryer teste specifike diagnostikuese sipas nevojave, si dhe kryhet vetëkarantina.

Punonjësi i kujdesit shëndetësor duhet të japë paraprakisht udhëzime se ku duhet kërkuar kujdesi shëndetësor kur një kontakt sëmuret. Cila duhet të jetë mënyra më e përshtatshme e transportimit, kur, dhe në cilën qendër shëndetësore duhet shkuar, dhe cilat masa parandaluese duhen ndjekur.

  • Lajmëroni numrin 127 për çdo problem që mund të keni.
  • Lajmëroni qendrën e caktuar shëndetësore për kontaktin simptomatik, që do të shkojë në qendrën e tyre.
  • Ndërsa udhëtoni, për të kërkuar kujdesin shëndetësor, personi i sëmurë duhet të mbajë maskën mjekësore.
  • Shmangni transportin publik për të shkuar në qendrën shëndetësore, nëse është e mundur; thërrisni një ambulancë apo mjet transporti për personin e sëmurë, dhe hapni dritaret nëse është e mundur.
  • Kontakti i sëmurë duhet të këshillohet që të zbatojë gjithmonë higjienën respiratore dhe atë të duarve; të qëndrojë sa më larg të tjerëve (të paktën 1 m) kur është në lëvizje, dhe kur ndodhet në qendrën shëndetësore.
  • Higjiena e përshtatshme e duarve duhet të zbatohet nga kontaktet e sëmura dhe personat që kujdesen për ta.
  • Çdo sipërfaqe që ndotet më sekrecione respiratore apo lëngje trupore gjatë transportit, duhet pastruar dhe dezinfektuar me dezifektantë të zakonshëm të shtëpisë që përmbajnë një solucion me ujë të oksigjenuar të holluar (1 pjesë ujë i oksigjenuar dhe 99 pjesë ujë).
  • Gjithashtu, masat e përshkruara për rastet e dyshuara zbatohen edhe në rastet e vetëkarantinimit të kontakteve.

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni